in

Putinit Haga po ia mbyll syrin: A e pret i njëjti fat edhe Vuçiqin!

Sherif Ramabaja

Putini kishte marr fuqi. Bota i dukej e vogël. E konsideronte veten edhe mbret të universit.

Politikanët botëror i merrte sikur të ishin figura shahu apo kalamaj, në krahasim me veten.

Ish republikave sovjetike u shkëpuste pjesët të cilat i pëlqenin. Ndoshta i testonte, apo i nxiste që të kundërshtonin, në mënyrë që t´i pushtonte tërësisht.

Një ditë Ukrainës ia mori pjesën më të bukur Krimenë, pastaj filloi t´ia shkëpuste edhe pjesët tjera që i kishte rreth kufirit. Ata reaguan dhe paraqitën ankesë, por ç´bëri Putini?

I nisi tanket drejt kryeqytetit, Kievit. Bota u alarmua. Kush mund ta ndal këtë bishë, u dëgjuan zëra.

Aktori i humorit Zelensky doli në skenë dhe nën regjinë e tij filloi mbrojtja e shtetit. Regjia siç duket i doli e qëlluar dhe Putini u detyrua të zmbrapsej.

Në pamundësi që ta dëshmoi veten si më i fuqishmi, si më i madhi dhe më i zgjuari Putini filloi të ushtroi gjenocid ndaj popullsisë civile, njësoi siç kishte vepruar Vuçiqi në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Prokurorët e Hagës merrnin shënime. Këto ditë dolën me një deklaratë sa të madhe po aq dhe të fuqishme: Putini akuzohet për krime lufte, duke shpallur fletarrestim për te.

Bota njëherë mbeti e shtangur. Kush e ka at guxim që ndaj një personaliteti që veten e konsideron edhe mbret të Galaksive, të shpall flet arresti për te.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin thanë disa. Ne do ta arrestojmë sapo ta hasim në territorin tonë, thanë gjermanët. Biden po ashtu tha se, Putini ka bërë krime.

Kjo është pritur, thanë të tretët, duke e parë se si po përpiqet që me terror e gjenocid, ta shlyej nga harta Ukrainën.

Po shqiptarët, si e pritën një sensacion të tillë, do të pyesnin fqinjët. Paj shqiptarët para derës së shtëpisë e kanë Putinin e tyre, Vuçiqin, prandaj derisa e tërë bota ballafaqohet vetëm me njërin Putin, shqiptarët fatkeqësisht në shpinën e tyre i mbajnë dy Putina.

Nëse bota e stopon Putinin, shqiptarët më lehtë do ta kishin që të ballafaqoheshin me Vuçiqin (Putinin e tyre), duke ndihmuar edhe në shpëtimin e Evropës, por nëse në shpinë ua lini që të dytë, do të pësonit edhe ju vetë.

Më së mirë do të ishte që Haga po ashtu njësoi sikurse Putinit edhe Vuçiqit t´ia shpaloste dosjet mbi krimet e tij në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë.

Shpallja e aktakuzës dhe flet arrestit edhe për Putinin e Ballkanit, Vuçiqin do ta ndihmonte rajonin, fqinjët dhe tërë Evropën.

Mendohet se dosja e Vuçiqit peshon po ashtu njësoj, sikurse ajo e Putinit, por ndoshta pritet momenti i duhur kur do t´i komunikohet një vendim i tillë.

Supozohet që shumica mendojnë se Putini i Ballkanit Vuçiqi, e meiton një shpërblim të tillë. Ai ka punuar me zell në atë drejtim.

 Pra mos ia vononi dhuratën e merituar. Të jeni të sigurte që Ballkani do të frymoi më lehtë. Nëse Haga pajtohet, Vuçiqin do të duhej ta shoqëronin edhe disa nga Lista Serbe, Vulin, Dodik, Daçiq etj. të cilët janë kandidat potencial sikurse edhe vetë ai.

 

Lini një Përgjigje

Berati, në listën e revistës amerikane ‘Time’ për destinacionet e vitit 2023

Është emri “Gegë” një formë e shkurtuar e emrit “Gjergj”?