Ne vitin 2050, Ballkanin e presin dyndje të reja.
.Lule Gjeli –
Aleanca e fshehtë ruso otomane.Otomanët i shtypën shqiptarët deri në zhdukje. Pastaj tentuan ti asimilojnë përmes fesë pas shkatërrimit të boshtit shqiptar shtetëror në Ballkan. Otomanët i kanë asimiluar shqiptarët në aleancë me rusët.
Qëllimi ka qenë që në asnjë rrethanë të mos ngjizet edhe një shtet shqiptar.Perandoria Otomane ka pas mundësi dhe fuqi gjeopolitike që t’i njoh sovranitetin dhe pavarësinë e unionit të 4 shteteve shqiptare otomane (vilajeteve) dhe kështu shqiptarët do t’i kishin 50 milionë banorë në Ballkan.Dhe sigurisht, sot, ne do ishim faktori kryesor rajonal në Evropën Lindore.
Pra, ne do ta kishim shtetin e gjerë shqiptar si kufiri kryesor kundër Rusëve dhe Otomanëve.Prandaj, na kane shkatërruar kurrizin dhe rrëmbyer tokat. Janë krijuar kombe artificiale të pranuara nga vetë otomanët ku edhe ata vetë e krijuan kombin e tyre artifical të quajtur turk.
Sot, ai vend i ri anadollak i ka më mbi 85 milionë banorë, shumica ballkanas të asimiluar në gjuhën dhe identitin e ri turk që iu imponua.Rezultati strategjik ruso otoman i ka jep frytet e veta. Sot popujt në Ballkan janë në zhdukje. Asnjëra nuk i bëjnë konkurrencë rusëve e as turqëve. Të gjithë janë nën sindromën e stokholmit.Ndërsa dyndjet e reja e presin Ballkanin në vitet 2050.