Opozita, LDK, PDK dhe AAK ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën e cila në rend dite ka shqyrtimin e pikave të papërfunduara. Partitë opozitare janë shprehur pakënaqësi për mungesën e kuorumit për miratimin e pikave të rendit të ditës.
Abelard Tahiri, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, tha se është e pakuptimtë që brenda 1 ore e gjysmë pune të Kuvendit të mos miratohet asnjë pikë. Ai tha se opozita ishte e gatshme të jap kontribut tek marrëveshjet ndërkombëtare.
Live|Seanca e Kuvendit të Kosovës
(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës nisi mbledhjen ku deputetët do të shqyrtojnë pikat e rendit të ditës të mbetura nga disa seanca të kaluara.
Mes tjerash, në Kuvend vazhdon debati parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Debat parlamentar do të ketë edhe lidhur me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.
Në rend dite janë edhe votimi i raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë dhe votimi i strategjisë së energjisë për periudhën 2022-2031.