in

Malësia voton!

Mbi 12.000 votues në 30 vendvotime anekënd Malësisë, sot po votojnë në zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit, të dytat pasi Tuzi si qendër e Malësisë mori statusin e komunës me kompetenca të plota.

 

Raporton nga Tuzi: Nexhat HAZIRI

Në këto zgjedhje garojnë 7 lista, koalicione dhe parti në mesin e tyre edhe dy koalicione shqiptare, Forumi Shqiptar – “Bashkim dhe Zhvillim” i cili përbëhet nga 4 parti shqiptare (ASH, LDSH, UNSH dhe LDMZ) që në këto zgjedhje garon edhe për një mandat të dytë për qeverisjen e Komunës së Tuzit; Koalicioni shqiptar “Bashkë” i përbërë nga Partia Demokratike dhe FORCA si dhe Koalicioni i përbërë nga PDS, SD, PB dhe UDSH me listën zgjedhore të quajtur “Rrugës së drejtë”; Koalicioni shqiptar “Bashkë” i përbërë nga Partia Demokratike dhe FORCA, Mali i Zi Demokratik “Alleksa Beçiq – Shtjefen Camaj – Demokratët – Së bashku jemi më të fortë”, Partia Popullore Socialiste e Malit të Zi, “Ndershmërisht për Tuzin”, Lëvizja për Tuz dhe Partia Socialdemokrate, “Me gjithë zemër për Tuz”, „PDP – Për gjeneratat e ardhshme

Tuzi është komuna e dytë në Mal të Zi, së bashku me Ulqinin që udhëhiqen nga shqiptarët.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllën në ora 20 të mbrëmjes./

Lini një Përgjigje

Aksident në autostradë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Nisin telashet për Ishujt ku zbarkuan ushtarët e Kosovës