Një burrë nga Serbia është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur vajzën e tij të mitur për 3,000 euro.
Lajmi u konfirmua nga ministria e Brendshme serbe.
Policia e ka gjetur vajzën në shtëpinë e burrit 47-vjeçar.
E mitura është dërguar menjëherë në Qendër për Punë Sociale.
Babai i saj dhe një burrë tjetër dyshohen për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Ata janë në mbajtje për 48 orë, siç raporton Index.hr, dhe se shpejt do të dalin para gjyqit.