in

Robert Shvarc, përkthyesi me origjinë hebreje që bëri Remarkun ‘të fliste shqip’

Izraeli House

Robert Shvarci lindi në Sarajevë, më 10 dhjetor, 1932 nga një baba hebre nga Austria dhe një nënë nga Elbasani, por ai dashuronte dhe lëvronte në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe.

Me origjinë hebreje Shvarc ka emigruar që i vogël me familjen e tij në Shqipëri. S’ka ditur shqip, shqipen e ka mësuar vetë këtu. Gjithë jetën e tij në vendin e nënës ja kushtoi përkthimit.

Përkthyesi më i mirë nga gjermanishtja bëri të flasin shqip personalitete të letërsisë botërore si Remark, Gëte, Shiler, Hajne, Breht etj.

Njëkohësisht ai i ka dhënë shumë edhe letërsisë gjermane duke përkthyer në këtë gjuhë prozator të njohur shqiptar si Ismail Kadare, Dritëro Agolli dhe Rexhep Qosja.

Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit, Robert Shvarc. Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden: “Tre shokë”, “Harku i Triumfit”, “Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”, “Shkëndija e jetës” apo “Obelisku i zi” nga Erih Maria Remark; “Françesko Goja” nga Lion Fojtvanger; dhe drama të Bertolt Brehtit, “Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj”, “Kënga e një nëne gjermane”, “Ditët e Komunës”, “Arturo Ui”, “Pushkët e nënës Karrar”, “Opera për tre grosh”, “Gjermania, përrallë dimri”, nga Heinrich Heine; nga Gëte dhe Shileri: “Poezi dhe balada”. 

Mjaft personalitete e kanë nderuar punën e tij me tituj.

Në muajin shkurt me rastin e ‘70 vjetorit të lindjes, kryetari i bashkisë Edi Rama i dorëzoi përkthyesit Robert Shvarc titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” ndërsa në muajin mars ai u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

Sakaq, në vitin 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit.

 

Lini një Përgjigje

SERWER: GARANCITË E PERËNDIMIT PËR KOSOVËN, DUHET TË JENË TË ZYRTARIZUARA

Kalabria kërkon të punësojë mjekë shqiptarë, paga 3500 € në muaj plus 1200 € për jetesë