in

Kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi, serbët protestojnë në Beograd me simbole të Wagner

Djathtistët serbë janë mbledhur sot në Beograd për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Siç raporton REL, kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviç, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Knezeviç iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Djathtistët, që protestuan në qendër të Beogradit për shkak të planit perëndimor për Kosovën, në një moment e kanë shembur gardhin pranë Presidencës dhe janë afruar te godina duke thirrur “ku është Vuçiq” dhe “tradhti, tradhti”.

Lini një Përgjigje

Protestuesit mesazhe kundër Ramës para Kuvendit

Biden: SHBA mbështet integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike