in

Siri: Njerëzit janë të uritur, po plaçkitin marketet

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë shkaktoi mbi 5 mijë viktima dhe mijëra të plagosur. Situata është ende e rënduar për shkak se shumë qytetarë ndodhen të bllokuar në rrënoja.

“News.sky” shkruan se në Siri vullnetar janë ofruar të ndihmojnë qytetarët e bllokuar, në rrënoja. Tërmeti po kthehet shumë shpejt në fatkeqësinë më të keqe natyrore të vendit.

Qytetarë që kanë arritur t’i shpëtojnë tërmetit tregojnë mes lotësh tmerrin që përjetuan dhe vazhdojnë të përjetojnë, ndërsa dëgjojnë britma të njerëzve të bllokuar në rrënoja.

Në rrënojat e një ndërtesë banimi tetë katshe disa vullnetarë me kazma dhe duar kanë vazhduar përpjekjet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat. Në një ndërtesë kemi dëgjuar zëra. Këtë mëngjes janë nxjerrë të paktë katër kufoma, dhe kanë thirrur pr ndihmë për shkak se ka shumë të bllokuar”, tregon një qytetare.

Ndërsa një tjetër qytetare tregoi: Shumë njerëz në këtë krahinë mendojnë se janë harruar, se nuk kanë marrë ndihmë, se ende nuk po marrin ndihmë. Ne pamë turma njerëzish që plaçkitnin një nga supermarketet duke thënë se ata ishin të uritur, nuk kishin ku të qëndronin, nuk kishin shtëpi, pa ushqim dhe më e rëndësishmja nuk kishin ndihmë për momentin.

Lini një Përgjigje

Tri gjyqtare shqiptare ish prostituta në Itali e Greqi?

Reagon kleri serb që e ka uzurpuar Manastirin e Deçanit: U kujdesem që të mos ketë “përhapje të urrejtjes etnike dhe fetare”!