Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka përcjellë një letër ngushëllimi Papa Françeskut me rastin e kalimit në amshim të Papës Emeritus Benediktit XVI.
Abdixhiku në letrën dërguar Papës Françeskut, shkruan se ky nuk është moment pikëllimi vetëm për Shenjtërinë tuaj dhe Kishën Katolike, por siç shkruan ai, për të gjithë botën paqedashëse dhe demokratike, në të cilën Benediktit XVI, ka lënë vulën e pashlyeshme të mendimit dhe veprimit shpirtëror.