in

Shpërthim i fuqishëm në aeroportin e Kabulit

Një zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talebanët në Afganistan thotë se një bómbë në një pikë kontrolli të aeroportit ushtarak në kryeqytetin afgan, të Kabulit, ka shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Ishte shpërthimi i parë vdekjeprurës i vitit 2023.

Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin bombardimin, por dega rajonale e grupit të Shtetit Islamik ka intensifikuar sulmet që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se shpërthimi i mëngjesit të së dielës la disa të vdekur dhe të plagosur. Ai nuk dha shifra të sakta për viktimat ose informacione të mëtejshme rreth sulmit.

Lini një Përgjigje

Sulmet ruse vënë në shënjestër qytetet e Ukrainës natën e Vitit të Ri

BBC: Atmosfera e çuditshme në Rusi natën e ndërrimit të viteve