Dush Gashi
E njihni këtë njeri…?!
E njihni, sigurisht, është Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës i sekretarit të shtetit, që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Zyrën e shtypit dhe Diplomacisë publike. I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit më të fuqishëm të botës.
Dhe shihni si është ulur, nuk është shtrirë në karrike, nuk e ka vënë këmbën mbi këmbë, thuaja se qëndron si një nxënës, duke u përgjigjur para arsimtarit.
Si është e mundur?
Epo, është e mundur, për shkak se ai nuk është ulur aty për të bërë qejf, po për ta bërë një pjesë të punës së tij, të cilën e merr shumë seriozisht. Pastaj, është e pahijshme që një zyrtar shteti, në krye të detyrës, të shtrihet si sulltan, por duhet qëndruar ashtu si e kërkojnë rregullat e mirësjelljes!
Dhe, në anën tjetër, shihni “sulltanët” tanë, të cilëve vënia e këmbës mbi këmbë ju jep kushedi se çfarë ndjenje lirie, epërsie a kënaqësie! Një moderator i yni i një emisioni, e ka pasur shprehi (nuk e di a e ka ende, sepse ka kohë që nuk shikoj TV!) ta shtrinte këmbën mbi këmbë gati para gojës së bashkëbiseduesit! Habitem se si askush asnjëherë nuk i ka thënë hiqma ore atë këmbë!
Po të ishte fjala vetëm për hijeshi, as që do të merrja mundin të shkruaja këta rreshta. Çështje më serioze është se, çfarë mund të presësh prej tyre, deri sa, për hir të detyrës, nuk janë në gjendje të “flijojnë” vetëm kaq nga rehatia e tyre, apo që një gjest i tillë qesharak u jep aq ndjenjë madhështie…?!
(Fotografia është screenshot nga një intervistë e z. Gabriel Escobar për Radion Evropa e Lirë)