in

Aksidenti i tmerrshëm i 50 automjeteve, të paktën 4 të vdekur

Moti i keq, me temperatura të ulëta, dëborë dhe akull, ka përfshirë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto kushte atmosferike janë bërë shkak për dhjetëra aksidente. Ngjarja më e rëndë ka ndodhur në Ohajo. Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje të tmerrshme të rreth 50 automjeteve. Shumë persona mbetën të plagosur në këtë aksident masiv. Një operacion i madh dhe i vështirë u krye për të evakuuar personat e bllokuar në rrugë.

Autostrada u bllokua për të paktën 7 orë. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet me makinë gjatë kësaj periudhe.

Lini një Përgjigje

Xi Jinping dhe Vladimir Putin – së bashku kundër SHBA

Krishtlindja – histori, mrekulli dhe dashuri