in

Osmani e Kurti emërojnë Kujtim Shalën Inspektor të ri të AKI-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë emëruar Kujtim Shalën, Inspektor të Përgjithshëm të AKI-së. Ky i fundit deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa në këtë post e pason Burim Ramadanin, i cili ka ofruar dorëheqje.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

E pas konsultimeve, thuhet se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, Kujtim Shalën, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lini një Përgjigje

Kur arbëreshët u vendosën në Kalabri nuk ekzistonte fare ndarja dialektore në gegërisht dhe toskërisht

Presidenti Zelenski mbërrin në Uashington