Shpërthime të fuqishëm u regjistruan mëngjesin e së mërkursë në qendër të Kievit në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë Vitali Klitschko njofton se shpërthimet tronditën zonën qendrore të Shevchenkivsky. Aty janë dërguar dhjetëra ambulance për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba tha se sistemet e mbrojtjes raketore janë aktivizuar. Ndërkohë Klitschko shtoi se janë të paktën 10 dronë Iranian Shahed të rrëzuar. Administrata ushtarake e qytetit tha se një fragment droni kishte goditur dy ndërtesa administrative në qendër të qytetit. Fatmirësisht nuk ka raportime për viktima.