in

Stoltenberg për veriun: Forcat tona janë të gatshme, të afta dhe vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike të NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur rreth situatës në veri të Kosovës. Ai tha se duhet të shmangen deklaratat që kontribuojnë në eskalimin e konfliktit dhe të veprimeve.

Ai porositi palët se duhet të ofrojnë ndihmë për uljen e tensioneve. Në një intervistë për France 24, i pari i NATO-s theksoi se janë të gatshëm për reaguar.

“Forcat tona janë të gatshme, të afta dhe vigjilente. Ato janë duke e vëzhguar situatën me shumë kujdes. Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me Bashkimin Evropian. Kërkoj nga palët që të përmbahen nga retorika që kontribuon për përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve”, deklaroi Stoltenberg.

Sekretari i Aleancës rikujtoi se NATO është shumë e njohur me luftërat në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Ne kemi ndihmuar për t’u dhënë fund dy luftërave entike, së pari në Bosnjë e Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona ende janë të pranishme përmes forcave të NATO-s, KFOR-i ka gati 4.000 trupa dhe është faktor kyç për stabilizimin e rajonit dhe të situatës”, tha ai.

Ndërkohë, për situatën në veri ka reaguar edhe KFOR-i, në përgjigjen e të cilit thuhet se e vetmja rrugë drejt paqes është që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut.

Në reagimin e paqeruajtësve të KFOR-it thuhet se duhet të arrihet një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri.  Më tej theksohet se KFOR-i mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Lini një Përgjigje

THANAS FLOQI MBI HAXHI QAMILIN

Shpërthen në flakë makina në Llogara