Sherif Ramabaja
Satirë
Nga Serbia sensacion mbi sensacione. Gjithçka mund të dëgjosh nga ky vend. Gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit në Katar u tha se, shqiptarët i kishin paguar me miliona dy fallxhore, në mënyrë që Serbia ta humbte ndeshjen ndaj Xhakës dhe Shqaqirit.
Por lajm mbi lajme të ditës ishte kur këto ditë me mburrje u raportua nga mediat se, Vuçiq tërë natën kishte fjetur me komandantin e forcave ushtarake të Serbisë.
Menjëherë lindën qindra pyetje, në çfarë relacioni. Aq sa dihet Vuçiq është i martuar dhe ka fëmijë, po që flenë dhe e kalon tërë natë me komandantët e ushtrisë, kjo u mësua si lloj krenarie nga mediat serbe.
Për çudi, ishte një befasi, por nga serbët mund të dëgjosh gjithçka. Ballkan i thonë këtij. Dikush bie në dy gjunjët, kërkesë për martesë apo diçka tjetër, nuk u kuptua. Nuk vonoi dhe lindi befasia edhe më e madhe: Vuçiq fjeti një natë të tërë, me komandantin e forcave të armatosura serbe.
Tash lindin edhe pyetje pas pyetjesh, ka fjetur Vuçiq vetëm me komandantin ushtarak, me tërë njësinë, batalionin apo divizionin. Kur njeriu natën e kalon në kazermë ushtarake kështu ndodhë. Aty ishte një armatë e tërë.
Vuçiqi njihet si brutal, kontrovers dhe i paparashikuar, prandaj gjithçka pritet prej tij. Ajo që dihej ishte se Vuçiq kur u largua nga kazerma ushtarake, nuk u paraqit para mediave.
Rolin e Vuçiqit e morën njerëzit e kabinetit të tij, duke e befasuar opinionin me deklaratën e tyre se, pas dy ditësh do të kuptoni se si e kishte kaluar natën Vuçiqi me komandantin e ushtrisë.
Ndoshta fjetja e tij me një ushtri të tërë ka pas për qëllim që ti motivoj ata, t´u jap zemër dhe t´i përgatis për t´i dërguar në aksion luftarak.
Ose ndoshta pasi ka fjetur me ta i ka bindur që me kurajë, të nisen drejt Kosovës. Atje do ju presin me lule, mund t´u ketë thënë. Mjafton vetëm të hyni në kufi dhe pritja e përzemërt do ju befasoi.
Menjëherë pasi Vuçiq kishte fjetur me komandantin e ushtrisë dhe të tërë ushtrinë, të nesërmen sikurse e porositur u lajmërua edhe Bërnabiç – ka.
Ajo ishte më konkrete dhe tha se së pari do i dërgojmë vetëm 1000 forca që ta përgatisin terrenin për zbarkim të përgjithshëm. Po ashtu tha ajo, sapo t´i dërgojmë 1000 forca, do ta shohim se si do t´i presin në Kosovë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ushtarët duhet t´i marrin me vete edhe kostumet festive ushtarake, sepse pritet që festimi do të jetë madhështor.
Populli është lodhur duke pritur dhe kanë kaluar mbi 20 vjet që ne kemi vëzhguar vetëm nga prapavija, pa pasur mundësi që të komunikojmë me ta.
Me 1000 forcat e para që do të jenë vetëm femra do të futem edhe unë që do t´u prij tha Bërnabiç – ka. Arsyen nuk e kuptuam, po ndoshta edhe ajo kërkon që të flejë me dike.
Ftesa për fjetje me dike në Kosovë ajo nuk ka pasur nga askush deri më tash, po ashtu as ajo nuk ishte e qartë, se a, e kishte ftuar dikush.
Nëse Bërnabiç – ka nuk e viziton Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën që të ankohet në Kurtin, mund të niset drejt Tiranës, sepse kabineti i Ramës përbëhet më tepër se gjysma nga femrat.
Si do qoftë nëse Bërnabiç – ka ka shprehur dëshirën që të futet në Kosovë, askush nuk mund t´i garantoj, se si do arrij pastaj që të largohej nga Kosova.
Mars – Rover (Satirë)