“Ne kemi bërë mëkate dhe krime. Zoti i mëshirshëm, na fal!” — Willy Brandt.
Në vitin 1970, fotografia shkoi nëpër botë dhe emocionoi shumë njerëz. Përpara përmendores në Varshavë – një monument për heronjtë dhe viktimat e kryengritjes në Geton Hebreje – kancelari gjerman Willy Brandt i gjunjëzuar ngriu si një shenjë e pendimit të gjermanëve. Ky veprim i paparë nuk e la askënd indiferent. “Times” e emëroi Brandt njeriun e vitit 1970, dhe vitin e ardhshëm ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe.
A.Krasniqi