Shkruan: Mevi Rafuna
Gjatë luftës kam qenë 7 vjeçe dhe më kujtohet shumë mirë se çfarë na kanë ba shkijet.
Kur ishim duke u dëbuar rrugëve për në Shqipëri në një eksod masiv, ushtarët dhe mercenarët serbë na shanin sikur serbët që i shanin Xhaken dhe Shaqirin në ndeshjen Zvicër-Serbi.
Pra Nanat Shqiptare shaheshin në mënyrën më të ndyrë.
Sa herë kam shkruar për tema të tilla një grup i “kozmopolitëve” më kanë quajtur “Fashiste”. Dhe poashtu grup tjetër që tenton ta islamizojë Kosovën më quajnë “Islamofobe”.
Këtu dy grupacione që duken të kundërta njëra me tjetrën, në esencë janë të njejta. Duan ta mohojnë luftën tonë dhe traditat tona si shqiptarë.
Në grupin e parë futen “feministet” të cilat nuk flasin kurrë kundër mentalitetit beduin por në çdo rast e sulmojnë familjen tradicionale shqiptare dhe meshkujt shqiptarë.