in

Kryeministrja finlandeze: Europa do të ishte në telashe pa ndihmën e SHBA-së

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka deklaruar se Europa nuk është e fortë mjaftueshëm për ta përballuar situatën e luftës në Ukrainë e vetme. Sipas Marin, kontinenti i vjetër varet nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Deklaratat, kryeministrja i bëri gjatë një vizite në Australi. Aty ajo u shpreh se mbrojtja e Europës duhet të forcohet më tej.“Më duhet të jem shumë e sinqertë me ju, Europa nuk është e fortë mjaftueshme në këto momente. Do të ishim në telashe po të mos ishte për SHBA-në.”, tha Marin.Kryeministrja filandeze shtoi se Europa duhet t’i kthejë sytë nga kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë që të jetë e përgatitur për çdo lloj situate.

Lini një Përgjigje

Kush ishte Ibrahim Rugova

Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë