in

Emigrantët për nëntë muaj dërguan mbi 916 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se gjatë nëntë mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 54.4 milionë euro më shumë. Në total nga emigrantët kanë dërguar 916.2 milionë euro.

Emigrantët vazhdojnë të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë nëntë mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 54.4 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit korrik me 114.9 milionë euro nga totali prej 916.2 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 526.1 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të emigrantëve sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës. Nga ky vend kanë ardhur 38.9 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 17.9 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8.4 për qind.

Profesori i ekonomisë Ujkan Bajra ka thënë se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit, sipas tij, nga pas lufta remitancat që emigrantët dërgojnë në vend sillet deri në mesatar 16 të GDP-s.

“Është e vërtet se diaspora është kontribuues shumë i rëndësishëm, jo vetëm në dërgesat që i dërgon tekë familjet por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Duke filluar nga pas lufta e deri më tani pjesëmarrja e remitancave apo dërgesave që dërgojnë bashkatdhetarët tanë në Kosovë sillet deri në mesatar 16 të GDP që nuk është shumë e vogël dhe është e pritshme që të ketë ndikim pozitiv edhe në rritjen ekonomike”.

Ai u shpreh se orientimi i tyre do të duhej të ishte ndryshe, pasi shumica e dërgesave shkon në konsum të përditshëm.

Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitancave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.

Shuma e remitancave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro dhe 2021 – 1.14 miliard euro.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë. /Monitor

Lini një Përgjigje

Risto Qirijazi nga Manastiri: Nuk fshihem pas identitetit tim, jam i pastër shqiptar ortodoks

Eksperti amerikan: Kurti po i përdor targat për diçka tjetër