Pedagogu dhe kritiku i letërsisë, Gëzim Basha e ka pritur shumë mirë romanin Rudolf Markut, “Zemra është një vend i vetmuar”, një botim i UET PRESS.
Basha, shkruan me superlativa për vlerat letrare të këtij romani, duke theksuar ndër të tjera se tek Rudolf Marku, totalitarizmi paraqitet si një rrezik i errët, universal, e prapë i personalizuar, por gjithsesi mbetet vetëm sfond ngaqë më shumë se sa për politiken, autori ka interesim për etikën dhe estetikën.
“Dy personazhet e tij fokale, Roza dhe Martini, modelohen në një prej rrethanave më absurde që mund të mendohet, janë dy kozmopolite në një vend të izoluar, dhe për këtë paguajnë tagër të rëndë”, shkruan ai.
Postimi i plotë i Gëzim Bashës.
Nje hyrje e shkruar per romanin brilant të Rudolf Markut, “Zemra eshte nje vend i vetmuar,” nje “tour de force!”
Dy Kozmopolitë të Izoluar; Romani i Fatit si Faj Tragjik
Romani, Zemra eshte nje vend i vetmuar—roman i renies ne terr politik dhe i jetes ne grackën e tij—eshte me gjase romani me i mire i Rudolf Markut dhe hyn padyshim nder romanet me te mirë të krejt letërsisë Shqipe jo vetem në tre dekadat e saj të fundit. Ne qender te tij eshte nje vajze gjermane, Fräulein R.H, një bionde e bukur, e cila pas njohjes ne Dubrovnik dhe vendimit per t’u martuar me shqiptartin e hijshem Martin, mbeti peng ne Shqiperine komuniste për shkak te pafajsise se saj. Permes fatit te karaktereve te veta, autori ofron veshtrimes kaleidoskopike dhe imagjinative në Shqiperinë e tre koheve; Luftës se Dyte Boterore, diktatures komuniste, dhe tranzicionit.Ky roman elaboron temën e madhe të egzistencës pa pretenduar modelin egzistencialist, ngaqë “krimin” ketu e kryen fati jo karakteri—refuzimi i dashurise se nje violinisti glamorous per hir te nje qasjeje me te thjeshte por që doli shume më e nderlikuar. Me nje proze poetike plot preçizion, ky roman fatidik eksploron pasojat qe shkaktojne tek individi kthesat e papritura te fatit, traumat e mbijeteses nen peshen e poshterimit, rrezimet e befta dhe perpjekjet e mundimshme për ta ruajtur integritetin personal si esence humane, jashte ethosit politik te dites.
Bota e romanit zbulohet permes syrit te nje rrefimtari i cili, ngaqe flet ne vetën e parë, nuk heziton ti adaptoje teknikat e ëkauntit personal, jofiksional në emer të besueshmerise apo nevojes per te mare, ne momente te caktuara, poziten e deshmitarit. Kjo lloj perfshirjeje e drejtperdrejt e rrefimtarit lehteson jo vetem raportin e tij me heroinen e romanit, jo vetem raportimin e tij nga nje bote absurde dhe e transfiguruar, por edhe koloniën kryesore te struktures narrative— vizionin e autorit mbi totalitarizmin.
Tek Rudolf Marku, totalitarizmi paraqitet si nje rrezik i erret, universal e prape i personalizuar, por gjithsesi mbetet vetem sfond ngaqe me shume se sa per politiken, autori ka interesim per etiken dhe estetiken. Dy personazhet e tij fokale, Roza dhe Martini, modelohen ne nje prej rrethanave me absurde qe mund te mendohet, jane dy kozmopolite ne nje vend te izoluar, dhe per kete paguajne tager te rende.
Zemra eshte nje vend i vetmuar, me lehtesine e matur e prape thuajse pindarike te bredhjes me lehtesi ne hapesira jo shqiptare, ka brilancen e Dr. Gjilperes te Faik Konices dhe ri me dinjitet estetik ne shoqenine e tij ngaqe konstruktohet si nje eksplorim elegant i mardhenieve të pashpjegueshme te dashurise dhe fatit, domozdoshmerise dhe rastesise, debuleses dhe vdekjes, tehuajzimit, shpreses dhe solidaritet njerezor. Liberale.al


