Pas 4 vitesh mungesë, Panairin e Librit në edicionin e 25-të jubilar, e nderoi edhe prezenca e gjeniut të letrave shqipe.
Ismail Kadare, së bashku me të shoqen Helena Kadare, nderuan me pjesëmarrjen e tyre, në mbyllje të panairit.
Në një bashkëbisedim me gazetarë dhe lexuesit e tij, Kadare i cilësoi lexuesit e letërsisë për të cilët ai ka shkruar si njerëz të afërm apo, kushërinj të tij. Tashmë edhe pse është në moshën 87 vjeçare, Kadare nuk është dorëzuar. Ai ka njoftuar lexuesit e tij, se është duke shkruar sërish diçka.
Vepra e Kadaresë është bërë prej kohësh pjesë e pandashme e letërsinë bashkëkohore botërore.


