in

Tërmet i fuqishëm në Itali, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë, mbyllen shkollat dhe pezullohet lëvizja e trenave

Një tërmet i fortë ka lëkundur Italinë rreth orës 07:07 minuta. Sipas Ingv magnituda e tërmetit ka qenë 5.7 ballë dhe epiqendra në bregun e Pesaros në një thellësi prej 8 kilometrash.

Ndërsa më pas janë ndierë edhe nëntë lëkundje të tjera, ku më të fortat ishin 3.1, 3.4 dhe 4.0. Sipas “La Repubblica”, në zonën e Ankonës janë raportuar çarje në mure, ndërsa klinika “Villa Igea” është evakuuar. Ka pasur gjithashtu raporte për ashensorë të bllokuar dhe mbeturina të shpërndara në rrugë. Ndërkohë, që shumica e banorëve dolën të frikësuar nga shtëpitë e tyre.

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve, veçanërisht në zonën e Pesaros, por edhe në Ankona, kanë dalë në terren për kontrolle dhe për të qetësuar njerëzit e tmerruar.

Në Ankona, trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve. Shkollat u mbyllën në shumë qytete të Marche, duke filluar nga Pesaro.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë, deri në Trentino.

Lini një Përgjigje

Sharlatanizmin ynë kronik besimi se serbët do të integrohen në shtetin e Kosovës

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti u pritën në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron