Në rubrikën e kulturës, nga mesi i viteve të shtatëdhjeta, nga e majta: me Vehap Shitën, Gani Bobin dhe Ibrahim Kadriun.
VEHAP SHITA – ishte redaktor i rubrikës së kulturë, që asokohe përfaqësonte indin tonë kulturor në formësim e sipër në kuadër të koncepteve perëndimore. Vehap Shita ishte edhe mentori i parë i gjenetatës më të mirë të gazetarëve, publicistëve dhe të recensionistëve, që formësonin vetëdijën tonë kulturore në të gjitha nivelet emancipuese.
Në redaksinë e “maestros” Shita, kush më shumë e kush më pak, kaluan edhe: Anton Pashku, Ali Podrimja, Vehbi Kikaj,Ymer Shkreli, Fahredin Gunga, Musa Ramadani, Mehmet Kraja, Sylë Osmanaj, Mensur Raifi,Jusuf Gërvalla, Vesta Nura, Muhamedin Kullashi, Eqrem Basha, Gani Mehmetaj, Sami Piraj e të tjetë – emra të rëndësishëm në letërsinë tonë, në fushën e kritikë së artit dhe publicistikë.
GANI BOBI – ishte mjeshtër i eseistikës, filozof premtues, por që vdekja e hershme e privoi nga gjithë ato që ai kishte filluar t’i shpaloste me aq thellësi…
IBRAHIM KADRIU – gazetar, redaktor, shkrimtar i frytshëm, i cili edhe sot e gjithë ditën vazhdon me përkushtim shkrimin letrar…