in

Arrestohet Nik Gjeloshaj, kryetari i Tuzit

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherësh kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në Podgoricë, raportojnë mediat në këtë shtet.

Nga Policia thuhet se janë njoftuar se “po ndërmerren masa dhe veprime të caktuara dhe se për këtë rast do të lëshojnë një deklaratë më vonë”.

Sipas mediave në Podgoricë, Gjeloshaj ka kundërshtuar kontrollin e policisë rrugore dhe vendimin e saj për dërgimin e automjetit në të cilin ndodhej për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

Komuna e Tuzit është e banuar kryesisht me shqiptarë, dhe është e dyta në këtë shtet që drejtohet nga kryetar shqiptar pas asaj të Ulqinit.

Lini një Përgjigje

Pengu i diktaturës

Vuçiq po kërkon luftë sikurse Putini, që të digjet në zjarrin e vetë!