Nga Sherif Ramabaja
Dronët mbi Serbinë. Kjo nuk është parë, e nuk është dëgjuar deri më sot. A tolerohet kjo, më thuani. Ushtria në gatishmëri. Kosova po kryen diversion ndaj Serbisë. Ne nuk do lejojmë poshtërimin e Serbisë. Kurti po tregon se nuk është i interesuar për paqen. Ne do të mbrohemi duke rrëzuar çdo dron, që i afrohet kufirit të Serbisë. Kufiri jonë është Veriu i Kosovës. Ne do ta mbrojmë me të gjitha mjetet popullin serb në Kosovë.
Kurti nuk do të arrij që ta gjunjëzoi Serbinë. Ne më të fuqishëm se sot nuk kemi qenë asnjëherë. Raketat ruse i provuam dhe ato janë shumë precize. Unë po habitem se si Rusia me këto lloj raketash, nuk po ia del ta mposhtë Ukrainën. Ne nuk pajtohemi me akuzat se po përdorim të njëjtën taktikë, sikurse Rusia ndaj Ukrainës. Ne nuk po i akuzojmë shqiptarët pa fakte. Droni është dëshmi që shihet dhe preket.
Po ashtu ne nuk kemi plan ta sulmojmë Kosovën, nëse nuk rrezikohen serbët atje. Dhe në rast sulmi ndaj tyre, po e përsëris, në rast sulmi ndaj tyre, e tërë Serbia do të jetë në këmbë.
Ne jemi popull që nuk e durojmë padrejtësinë. Jemi popull liridashës dhe nuk e sulmojmë askënd pa arsye. Shqiptarët, ne e dimë, kanë shumë fakte mbi shtrirjen e territoreve e tyre deri thellë në Serbi, po ne u themi se edhe ne ishim deri në Durrës, po jemi sot këtu ku jemi.
Pse unë nuk kam asnjë problem me kryeministrin Rama, sepse ai e kupton drejt botën serbe. Po ta kuptonte edhe Kurti këtë, shpejt do gjenim zgjidhje. Unë me Ramën e lutëm Kurtin, duke i rënë në gjujë, bashkohu me ne në Ballkanin e Hapur, po ai e filloi misionin propagandues duke e akuzuar Serbinë se po e krijon ish Jugoslavinë e Re. Unë me Ramën mendonim sinqerisht dhe secilit vend ballkanik ia shtrimë dorën. Me vonesë, por prapë se prapë, na u bashkuan Maqedonia dhe Mali i Zi me Abaz (0 )viqin.
Sot në Berlin Gjermania po mundohet ta aktualizoj procesin e Berlinit, po kjo është vetëm një, kopje e Ballkanit të Hapur. Këtë e tha qartë edhe Rama : procesi i Berlinit s´ndryshon fare nga Ballkani i Hapur.
Të jemi të qartë. Unë po i lus të gjithë që ne, duhet të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët.
Në këtë kuadër, të Ballkanit të Hapur, unë e mobilizova ushtrinë. I ngrita aeroplanët luftarak në ajër që ta vëzhgojnë dhe mbrojnë qiellin e Ballkanit. Dhe duke u angazhuar në këtë mision, forcat tona të mbrojtjes arritën që ta rrëzonim dronin armiqësor, mbi kazermat ushtarake të Serbisë. Unë pra ju kam premtuar se ne bashkërisht do mbrohemi, vetëm duhet ta krijoni vetëbesimin në ne.
Mos u besoni thash e thëmeve se Serbia dhe Vuçiq nëse kanë rrëzuar diçka, e kanë rrëzuar dronin e tyre, me të vetmin qëllim që ta akuzojnë Kosovën, njësoj sikurse vepron Rusia ndaj Ukrainës. Mendimet e tilla përhapin panik dhe janë dezinformata të rrezikshme.
Po ashtu mund t´ju them se me kohë unë dhe populli serb në luftën e Ukrainës, kemi marr pozicion qe e dënojmë dhunën dhe duam që të jemi neutral ndaj një konflikti të tillë. Nuk duhet të na bëni presion se duhet t´i vejmë sanksione Rusisë, kur ajo gjithmonë në të kaluarën ka qenë pran nesh.
E kam thënë edhe përpara, por po e them edhe tash se me largimin e Kurtit nga pushteti, do të stabilizohej Ballkani. Këtë po e thotë opozita e Kosovës, por duhet ta thonë me zë të lartë si EU, po ashtu edhe SHBA.
Më duhet ta ceku edhe një të vërtetë të pamohueshme, se popullit serb gjithnjë po ia them të vërtetën. Së shpejti do ti njoftoi për presionin, që po i nënshtrohet Serbia dhe unë nga bashkësia ndërkombëtare.
Këto ditë do të pres delegacione që lidhen me bisedimet Kosovë – Serbi. Unë kuptohet që do ti dëgjoj se ç ‘thonë, po askush mos të shpresoj se do ta gjunjëzoi Serbinë. Këtë ua kam bërë të qartë të gjithëve. Populli më vlerëson për këtë, duke ma ofruar gjithnjë besimin. Për këtë u jam mirënjohës dhe i premtoi popullit se, kurrë nuk do ti tradhtoi interesat e tij. Kosova gjithmonë do të mbetet në kushtetutën e Serbisë. Serbët e veriut do të jenë pjesë e pandashme e Serbisë. Këtë po e dëshmojnë ata dhe ne çdo ditë.
Për fund duhet ta them edhe një të vërtetë të madhe: shqiptarët po planifikojnë të më vrasin me dron.
Mars – Rover (Tekst me përmbajtje ironike )