in

Edi dhe Linda Rama në Izrael me avionin e luksit “Ismaili”

Kryeministri Rama është në një vizitë tre-ditore jashtë vendit për të nisur një bashkëpunim të ngushtë me Izraelin, pas sulmeve kibernetike të Iranit.

Nga raportimi i mediave izraelite bie në sy një foto që tregon se kryeministri Rama ka marrë edhe bashkëshorten, Linda Rama në udhëtimin me “Ismailin”, charterin që ai përdor shpesh në udhëtimet jashtë vendit.

Aeroplani është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë. Bashkë me çiftin kryeministror, mediat izraelite raportojnë se janë edhe ministrja e jashtme Olta Xhaçka, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, këshilltari për sigurinë dhe drejtori për komunikimin.

Shpenzimet e udhëtimeve me charter të Edi Ramës kanë qenë shpesh objekt akuzash dhe debatesh.Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna “konfidenciale”, por BIRN ka raportuar më herët, se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”.

Lini një Përgjigje

Haraçi problemi kryesor

Mbi “29 mijë migrantë vdiqën në Evropë" prej vitit 2014