Në vazhdën e përpjekjeve për të minimizuar problemin me qentë endacakë në kryeqytet, Komuna e Prishtinës është e para në Kosovë që po fillon ndërtimin e qendrës për trajtimin e qenve endacakë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Perparim Rama dhe bashkëpunëtorët e tij, sot do të vizitojnë hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë.
“Kjo qendër do të dedikohet vetëm për trajtimin e qenve endacakë dhe do të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për kastrim/sterilizim dhe vaksinim të tyre nga një staf i rregullt i cili do të angazhohet pas përfundimit të ndërtimit të qendrës. Qendra për trajtimin e qenve endacakë është duke u ndërtuar në Zonën e Hajvalisë”, njofton Komuna e Prishtinës.