Albin Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanë jolargpamës.
“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të.
-Ketij vec Rexhep Selimi i dhimset, i dyshuari per disa vrasje politike ne Kosove në periudhen e pasluftes.
Kryeminister, a ishin të drejta edhe vrasjet e Kol. Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit e Hazir Males, Ismail Berbatovcit, Shefki Popves, Xhemajl Mustafes, Shaban Manajt, Smajl Hajdarajt, Ismet Rracit, Haki Imerit, Besim Dajakut e Bekim Kastratit, etj?
Kryeminister, afer 100 aktivistë të LDK-së janë vrarë, nuk i ka vra „reja“.
Gjykata Speciale e Kosoves në Hagë nuk po e gjykon UÇK-në, por idividet, packa që pozitat e tyre kanë qenë nder më kryesoret në hirarkinë e UÇK-së,por në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vepruar si grup kriminal në vrasjet e kundërshtarëve politik dhe të gjithë atyre që i kanë parë si pengesë për ambiciet e tyre politike dhe jo vetem.
Nejse, se harrova që TI dhe organizata e jote komuniste i perligjni vrasjet politike, sidomos të LDK-së, forcës së diathtë politike.
Kryeminister, drejtësia do të ndodhë, por e dije qe TI prapë nuk do të turpërohesh qe nje nga të dënuarit nga drejtësia ka qenë zani i juaj në kuvendin e Republikes. Të tillë jeni ju komunistët!
(n.h)


