in

Prokuroria Speciale konfirmon ndalimin e një serbi të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se në Budapest të Hungarisë, sipas urdhër arrestit ndërkombëtar të kërkuar nga kjo prokurori, është ndaluar personi me inicialet S.S., i nacionalitetit serb.

Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media bën me dije se ndaj S.S., është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit për shkak që i njëjti dyshohet se në periudhën kohore 26 mars deri më 28 maj 1999, ka marrë pjesë aktivisht në kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me  krimet e luftës, ashtu që i njëjti ka marrë pjesë në sulmet kundër popullatës civile shqiptare në lagjen “Kristal” në Pejë, me ç’rast janë vrarë tridhjetetre (33) persona gjatë sulmeve të kryera në këtë periudhë kohore.

Lini një Përgjigje

Nga arkivi im personal: Dy herë – plot

Lëvizja Kryeziu angazhohej për shtetin shqiptar etnik dhe sistemin demokratik