in

Hoteli turk nuk e pranon Kosovën shtet, të fut në Serbi

“Të dashur miq, nuk e di a ju ka ndodhur juve kjo?

Në një hotel në Stamboll, kisha prenotuar dhe kur shkoj te recepsioni, recepcionisti ma kërkon pasaportën për të më regjistruar. Pasi ja dhash dhe më ndanë dhomën; më jep një dokument që duhej ta nënshkruaja; rastësishte e shoh aty shkruan:

Vendi: Serbia,

Nacionalitet: Serbia…Ju them të drejtën, shumë më mbeti hatri dhe ja ktheva formularin; i them nuk do të flej në këtë Hotel, nuk dua ta nënshkruaj, sepse unë nuk jamë serb.

Vazhdova me mllefin tim, duke i thënë:

-ti a nuk din të lexosh, në pasaportë shkruan Republika e Kosovës. Recepcionisti më kërkon falje dhe thotë sistemi nuk po e pranon; i them thuaj sistemit le ta pranoj, sepse unë do shkoj dhe nuk do rri këtu!

Me shumë lutje dhe shumë kundërshti, megjithatë ramë dakord që ta shkruaj vet në formular Kosova, sepse jam i vendosur që nuk do të flej në këtë Hotel si serb.Mendova për një moment se shumë punë kemi për të bërë!,ghkruan Skenderbeg Klaiqi.Për këtë duhet shtrihet Lobi Shqiptar në tërë planetin dhe të veproj, e jo vetëm të fotografemi në Facebook”!

Skandale të këtilla janë të shpeshta në Turqi, por të tjerët nuk i tregojnë, i heshtin, u vjen turp.  

Lini një Përgjigje

KOMPLETI I VEPRAVE TË IBRAHIM KADRIUT

Mësuesit e historie që marrin rrogë në Dardani, e flasin si të paguheshin nga Turqia a Serbia?