in

VEÇ T'KUPTOHEMI!

Nexhat Haziri

Fjalimi e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës sikur ka ndezur opinionin edhe në Kosovë, ku palët varësisht simpatisë apo jo ndaj kryeministrit shqiptar Rama, kanë shprehur edhe mendimet e tyre pro dhe kundër këtij fjalimi, e që nuk do të duhej të shihej në formën “bardh e zi”. 

Sa i përket raportit Dick Martyn i cili shërbeu si bazë për ngritjen e Gjykatës speciale të Kosovës, pas pretendimeve se krerët e UÇK ishin të përfshirë në një trafik organesh të robërve serb të luftës, që ishte pjesë e stisurë dhe e gërditshme në këtë raport  si një tregim fantastik, kur “dy budallenj marrin dy skallpër dhe bëjnë transplantim organësh”, e që nuk u faktua asnjëherë dhe tashmë nuk është as pjesë e aktakuzës kundër ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

 Kerkesa e kryeministrit shqiptar Rama që Këshilli i Evropës ta rishikoj këtë raport që ka të bëjë me trafikimin e organeve ishte vërtetë një fjalim dhe kerkesë e dinjitetshme nga kryeministri Rama, dhe KiE-së duhet vërtetë ta rishikoj këtë pjesë të raportit Marty dhe ta përmirsoj gabimin e vet.

 Por, duhet te kuptohemi, se raportit Dick Martyt, nuk ka të bejë vetëm me trafikim organesh, por edhe me krime te tjera, sic jane vrasjet të cilat edhe kanë ndodhur. Nuk duhet harruar se afër 80 aktivistë dhe zyrtarë të lartë të LDK-së janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj. Janë vrarë e kindapuar edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera serb e rom, kanë ekzistuar edhe burgjet e UÇK-së,  të ashtuquajturat qendrat e ndalimit, ku janë maltretuar, vrarë dhe më pas zhdukur personat e ndaluar edhe shqiptarë aktivistë të LDK-së gjatë luftës në Kosovë. 

Pra krimet kanë ndodhur, viktimat dihen dhe këta meritojnë drejtësi. Fundi, fundit, Gjykata Speciale është e Kosovës, dhe si një institucion i drejtësisë duhet përkrahur dhe respektuar, pa ndërhyrje politike pasi shoqëria e jonë poashtu ka të drejtë ta di të vertetën për një pjesë të errët të historisë së luftës tonë. 

Ndërsa pjesa tjetër e fjalimit të kryeministrit Rama ishte në stilin e tij, pra ishte Rama vet, ai që kërkon në cdo rast protaganizëm, të jetë i vetmi në qënder dhe të tjerët në periferi, ta ketë vëmendjen e tyre, që ata ta duartrokasin dhe të ekzaltohen me fjalimet e tij, që të tallët me kundërshtarët e vet politik, që është karakteristik për politikan apo lider egocentrik,  por duke harruar se  është në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e jo në Kuvendin e Shqipërisë e as në ndonjë tribunë të Partisë Socialiste, në vendin ku e ka nënshtruar një shoqëri të tërë. 

Por kjo është një cështje tjetër, për të cilën duhet të mbajnë shënim opinionbërsit politik në Tiranës. (n.h)

Lini një Përgjigje

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave me luftën kundër islamit politik

Babë e bijë në mision për Kosovën – rrëfimi i dy ushtarëve amerikanë