in

Moska: SHBA po e shtyn Rusinë në një konflikt me NATO-n

Mbështetja ushtarake SHBA për Ukrainën po e shtyn situatën më afër pikës së rrezikshme të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO”. Kështu deklaroi Konstantin Vorontsov, zyrtar i lartë rus i Ministrisë së Jashtme në Moskë. Tass raporton se deklarata u bë gjatë një takimi në OKB.

Në krahun tjetër SHBA, thonë se nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Kjo pavarësisht “retorikës kërcënuese” të presidentit rus, Vladimir Putin. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Së fundmi, Putin ka përshkallëzuar luftën e nisur në Ukrainë që në shkurt. Ai ka shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak. Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them… ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor. Nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, – tha Jean-Pierre.

Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore. Kjo për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar. Më herët presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Biden tha se deklaratat e “pamatura” të Putinit nuk do të frikësojnë Amerikën dhe aleatët e saj.

Lini një Përgjigje

Inflacioni në Turqi arrin nivelin rekord prej mbi 80 për qind

NJË VEPËR E RËNDËSISHE HISTORIOGRAFIKE (I)