in

Në Gjirokastër koktejle me emrin e Enver Hoxhës, Bimbashit, Ali Pashës e Çerçiz Topullit

Përgjatë këtij sezoni veror Gjirokastra ka qenë një ndër qytetet më të vizituara nga turistët. Bizneset përpiqen vazhdimisht të rrisin standardin e shërbimit, të jenë konkurrues me çmimet, por edhe të jenë inovativë e të tërheqin vëmendjen. Së fundi një prej lokaleve në zonën e Pazarit shfrenon fantazinë dhe prezanton për klientët e tij koktejlje që mbajnë emra interesantë e që lidhen me Gjirokastrën. Lista me 9 koktejlje mban kwto emra:  

 Diktatori Enver Hoxha

Bimbashi

Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra

 Sokaku i të Marrëve

Princesha Argjiro

Ali Pashë Tepelena

Çerçiz Topulli

7 Penxhere

Kronikë në Gur

Duket se kjo është një mënyrë për të përmbledhur historinë e Gjirokastrës në 9 koktejle, pa fshehur natyrisht edhe faktin që kuriozon njerëzit dhe tërheq vëmendjen. Përbërja e koktejljeve është e ndryshme dhe secili ka elementët e tij të veçantë.

Për shembull nëse i referohemi koktejlit që mban emrin e burgut famëkeq në kalanë e Gjirokastrës, “7 Penxheret”, ai është i përbërë nga whiskey, rumi, vodka, amaro, soda etj. Për diktatorin Enver Hoxha përbërësi kryesor është gin hendrix dhe mente, ndërsa për koktejlin me emrin e heroit “Çerçiz Topulli” përbërëi kryesor është pija tradicionale shqiptare, rakia.

“Bimbashi” të cilin sipas historisë Çeçua me çetën e tij e vranë në kalldrëm, ka për bazë tekilan, birrën, limonin etj. Për një bukuri si “Princesa Argjiro”, koktejli përgatitet me bazë lulen jasemin, vodka, ananas etj. Për koktejlin që ka marrë emrin nga shprehja emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, përbërësit janë vodka, borronica dhe limoni.

Lini një Përgjigje

Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

“KOSOVA” NË TETË VËLLIME NË PESHORËN E AKADEMIKËVE DHE HISTORIANËVE TË SHQIPËRISË