Mijëra gra dhe burra protestojnë kundër shamisë së detyrueshme në Iran që nga e shtuna. Shkaku ishte vrasja brutale e një vajze të re iraniane, Mahsa Amini (22. Atë e vrau Policia e Moralit. Akuza: Amini nuk e kishte mbajtur si duhet shaminë!
Disa fije floku ishin të dukshme, në kundërshtim me rregulloret strikte. Ajo u arrestua të martën nga zëvendës policia në Teheran, e cila thuhet se e kishte rrahur atë deri në gjendje kome…. Ajo vdes të premten në spital…