in

Financimi i partive politike nga rusët

5 MAJ 2017 Fadil Kajtazi përmes një postimi në facebook, ka shkruar se pozita gjeografike në të cilën gjendet Kosova, e bën atë që të atakohet nga shumë vende të shumta, ku, sipas tij, është e qartë që Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.Pozita gjeografike e Kosovës i ka determinuar edhe një pozicion gjeopolitik ku gërshetohen interesa te shumta. Struktura etnike e popullsisë, struktura fetare, kulturore, e bën Kosovën si vend atraktiv të shteteve të ndryshme për ta shfrytëzuar ose si trampoline për t’u hedhur drejt perëndimit, ose drejt lindjes.

Fakti se jemi shtet i ri dhe i pakonsoliduar ende, gjithashtu, krijon çarje për të depërtuar elementë që munden ta destabilizojnë situatën.Fakti se Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe fakti se ajo po tenton që këtë pretendim ta realizojë duke lëvizur në orbitën ruse është një gjë që duket pa e futur në mikroskop, ka shkruar Kajtazi. Sipas tij, tani çështja shtrohet apo duhet të shtrohet se ku lëvizë ky kontingjent destabilizues që qenka aq i madh e ne nuk po e shohim?Të gjinden elementë kriminal për t’i futur në aktivitete kriminale dhe me prirje që ato të eskalojnë në veprime subversive, nuk është e vështirë. Vendi si Kosova ka njerëz të kësaj kategorie me bollëk. Kjo nuk është e vështirë të realizohet në të gjitha vendet e Ballkanit. Por, në këtë rast, kemi dy politika: ajo perëndimore e cila po tenton ta ndërtoj paqen në Ballkan dhe ato lindore – ruse që, përmes Serbisë, po përpiqet ta minoj këtë paqe. 

Dhe ky kontingjent që i futë në veprim elementet kriminal është i prodhuar nga struktura të specializuara kryesisht në Beograd dhe në disa vende të Lindjes së Afërt, shkruan Kajtazi.Sipas Kajtazit, ky kontingjent është i pozicionuar mirë në parti politike, në medie e institucione shtetërore. ―Ky kontingjent është i pozicionuar mirë në parti politike, medie dhe institucione shtetërore i cili për detyrë ka ta sabotojë funksionimin e shtetit dhe ta largojë Kosovën nga rruga euroatlantike. Kjo është mënyra me e mirë e kthimit të Serbisë në Kosovë ndonëse për dikë kjo duket absurditet. Kjo strukturë që në gjuhën e shërbimeve quhet ‘agjenturë influente’ këtë sabotim e bënë në emër të ‘atdhedashurisë’.Sulmi më i freskët i kësaj kategorie është ai që është duke u akomoduar në medie dhe parti politike me qëllim për ta devijuar diskursin euroatlantik të Kosovës. Për këtë punë, Serbia ka logjistikën, ruset kanë hapur kuletën dhe lakmitarët e lekut po bëjnë kërdi dhe po e minojnë ardhmërinë e këtij vendi dhe populli të shumëvuajtur‖, përfundon Kajtazi.

Lini një Përgjigje

Basha mohon lajmin: Nuk kemi marrë para ruse

VDIQ AKTORJA E NJOHUR ME PREJARDHJE SHQIPTARE, IRENE PAPAS