in

Makiaveli pushtetin e keq e përkufizon si sëmundja

Emira Selimi

Makiaveli pushtetin e keq e përkufizon si sëmundja e turbekulozit. Nëse sëmundjen mjeku nuk e trajton që në fazën e parë, atëherë sëmundja përhapet dhe pacienti vdes! Njejtë ndodh edhe me pushtetin e keq! Në një shtet demokratik të kërcënosh njerëzit me armë është vepër e poshtër idiotash! Por më i keq është edhe aparati i forcës fizike që i mbyll sytë dhe i merr të lehta fenomenet e tilla. 

Të jesh i moralshëm në grupin e njerëzve të pamoralshëm është guxim, andaj duhet të krenohemi me kryetarin tonë aktual! Një kryetar të tillë që kurr brenda këtyre 20 viteve Haraçina nuk e ka pasur. I moralshëm, i sinqertë, intelektual, i zgjuar, puntorë me të gjitha vyrtytet morale njerëzore…!

Të gjithë duhet ta kenë parasysh që Ridvan Ibrahimi pas tij e ka një ushtri të fortë që e mbronë dhe që e duan, ato janë rinia e shkolluar dhe e përparuar e Haraçines. Një ndër to jam edhe unë me shumë të tjerë, mos harroni që Haraçina ka shumë shkencëtarë, shumë gazetarë, avokata, mjek etj!  Të gjithë këto janë ushtria e Ridvanit, sa mirë që janë shumë dhe jo pak! Por ndonjëherë ajo pakica e vogël bën zhurmë kur shumica e madhe hesht nga diplomacia! 

Kryetar, mos u dorëzo, bëje për hatrin e të rinjëve në Haraçinë.

Lini një Përgjigje

Kundërsulmi i Ukrainës detyron Vuçiqin: me urgjencë ta mbledh KSN të Serbisë !

Një grup kriminelësh sulmuan kryetarin e Komunës së Haraçinës