Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me pesë vjet burgim të akuzuarin Svetomir Baceviç, i ngarkuar për krime lufte në vitin 1998 në Bellopojë të Pejës.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Baceviç, u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Musa Konxheli.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari shpallet fajtor për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, andaj i njëjti dënohet me burgim në kohëzgjatje prej pesë vitesh.