in

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministri Çeku, vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku,  në 6-vjetorin e shenjtërimit dhe 25-vjetorit të kalimit në amshim, vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë.

Në kujtim të shejtores shqiptare, Presidentja Osmani u shprehu mirënjohjen e thellë motrave të saj për angazhimin e pakursyer për t’u shërbyer njerëzve në Kosovë.“Motrat misionare, të cilat ofrojnë ndihmë në heshtje, jashtë vëmendjes së gjithsekujt, prej vitesh kujdesen për më të varfrit, për ata që Nënë Tereza i deshi më së shumti.

Ato u ofrojnë atyre strehë e ushqim, kujdesen për ta dhe i mbajnë afër me dashuri, sipas shembullit të misionares së madhe shqiptare, Nënë Terezës”, theksoi Presidentja Osmani.Sipas saj, duke qenë çdo ditë me të varfrit, duke e ndarë dhembjen me ta, motrat misionare po e japin shembullin se si mes njerëzish duhet të mbretërojë dashuria e respekti.

“Këto parime nëna Terezë i kishte fort për zemër. Ne do t’u jemi gjithmonë mirënjohës për këtë shembull përkushtimi e dashurie që ato ua ofrojnë më të varfërve tanë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Lini një Përgjigje

Shtypi zviceran: Beogradi e pranoi Prishtinën si të barabartë

Promovimi i rrushit dhe i verërave që prodhohen në Rahovec