Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur dyert e shkollave, e jo grevistët.
Madje sipas tij, Kurti me qasjen e tij autoritare ndaj grevistëve po dëshiron që ta shndërroj Kosovën në diktaturë. Ai kërcënoi që nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
Këto komente ai i bëri pas takimi me Kryetarin e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari dhe nënkryetarin e Këshillit Grevist, Ali Gashi.
Me paraqitjen e përbashkët të kreu të Sindikatës dhe kreu të PDK-së u pa se ku pinë ujë Sindikata.
Që nga fillimi është folur se prapa grevës qëndron Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Sindikata është vegla e tyre apo grushti i partisë.
Fatkeqësisht po pësojnë nxënësit…


