in

Si i shpëtoi atentatit me armë zv.Presidentja e Argjentinës

Një person u arrestua në Buenos Aires pasi i drejtoi armën zëvendëspresidentes Cristina Kirchner teksa ajo po dilte nga makina e saj. Arrestimin e konfirmoi ministri i Sigurisë, Anibal Fernandez.

Disa kanale televizive transmetuan pamjet se si një person i vuri armën në kokë Kirchner sapo ajo zbriti nga makina që e çoi në shtëpi. Burri iu afrua asaj bashkë me njerëzit e tjerë në turmë që e përshëndesnin.

Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, zbuloi se sulmuesi, një shtetas brazilian 35-vjeçar, “tërhoqi këmbëzën” kundër 69-vjeçares “por arma nuk u shkreh”.

Qindra aktivistë ishin mbledhur përpara shtëpisë së Kirchner, e akuzuar për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me dhënien e kontratave publike në bastionin e saj në Santa Cruz gjatë dy mandateve të saj presidenciale. Prokuroria kërkoi dënim me 12 vite burg dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike.

Lini një Përgjigje

Kurti zbulon shkarkimet në polici për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

A është Sindikata vegël e PDK-së?