in

Kurti zbulon shkarkimet në polici për rastin e dhunimit të 11 vjeçares

Kryeministri Albin Kurti, ka kritikuar Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës që nuk ka reaguar ende për dhunimin e 11 vjeçares.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë ndërmarrë veprime konkrete për këtë rast duke u shkarkuar dy zyrtarë të lartë ndërsa dy të tjerë janë dorëhequr.

Poashtu ai thotë se organet e rendit arritën t’i arrestojnë personat e dyshuar për dhunimin e vajzës 11 vjeçare dhe se Policia e Kosovës është duke operacionalizuar Policimin në Bashkësi. Do të fillojnë shumë shpejt në lagjet e kryeqytetit, për t’u shtrirë më pas në komunat tjera të Republikës.

“Kontaktet e afërta të Policisë me qytetarin shtojnë parandalimin e krimeve si dhe ngrisin cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve”, ka thënë Kurti. 

“Por, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?”, thotë ai.

Sipas Kurtit, papërgjegjësia nis nga prokurorët të cilët po mundësojnë që dhunuesit shpesh të mos ndëshkohen.

“Gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vitesh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç.

Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve. 

Po atë ditë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarin e Gjykatës Supreme dhe  u.d. Kryeprokurorin e Shtetit. U theksua si e domosdoshme llogaridhënia në sistemin prokurorial e gjyqësor.

“Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin”, deklaroi kryeministri.

“Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme”. 

Kryeministri Kurti tha se shoqëria dhe shteti ynë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve. 

 RTKlive

Lini një Përgjigje

STOP shamisë në shkollat dhe institucionet tona laike

Si i shpëtoi atentatit me armë zv.Presidentja e Argjentinës