Arjan Melonashi
Kjo grevë le një shije të hidhur. Sindikata mund ta niste pas një jave – nuk ndrronte asgjë – e jo tu shkatërronte gëzimin mijra fëmijëve që për herë të parë sot do të kalonin e hynin në prakun e dijes. Ua ngrinë buzëqeshjen e lumturinë vogëlushëve, ua vyshkën lulet që mbanin në duar.
Mësues që u prishin gëzimin fëmijëve për 100 euro. Mëkat, gërdi.
Sa për sindikatat: pjestarët e saj normalisht derdhin një kuotë mujore në arkën e tyre. Janë parà që shërbejnë për të paguar anëtarët, pikërisht në raste të tilla, pikërisht në raste të tilla.
Punëdhënësi nuk paguan për punë të pakryer. Në vend që të hedhin në gjyq ministrin e financave, shefat e mëdhenj të sindikatave, le të shpjegojnë se ku i çojnë kuotat e për çfarë i përdorin.