in

Mbreti Faruk

 

Mathieu Aref

Mbreti Faruku i parë i Egjiptit rrjedhte nga një familje dhe dinasti shqiptaro-egjiptiane…ai kishte një kokë tipike shqiptari si babai i tij Fuadi i parë. Mjerisht ai u rrëzua nga froni në 1952  nga kolonel Naseri dhe klika e tij. Që nga ky revolucion, Egjipti  humbi investitorët dhe komunitetin e tij të huaj të disa grupeve etnike evropiane, të çdo feje dhe ndërkombëtare. Naseri shtetëzoi gjithçka, i trembi të huajt dhe mbi të gjitha persekutoi hebrenjtë që kurrë nuk e dëmtuan Egjiptin, por kontribuan në zhvillimin ekonomik dhe modern të tij. 

Me Naserin Egjipti humbi karakterin perëndimore. Sa keq për një qytetërim kaq të lashtë dhe 150 vjet dinasti mbretërore me origjinë shqiptare që reformoi Egjiptin dhe e lejoi të ishte vendi më modern dhe më perëndimor në botën arabo-myslimane… Jazëk…themi në Mat !Djali i tij Fouad i dytë jeton në Zvicër (i lindur në Egjipt në 1952 disa muaj para revolucionit). Në vitet 1960 kur vizitova Rustem Ramanin, një mik matian i familjes sime, pata rastin ta takoj princin (afërsisht 10 vjeçarë në atë kohë) në Lutry të Zvicrës (jo shumë larg Lozanës). 

Ky shqiptar, të cilin e kam njohur në Egjipt me djalin e tij Halitin, deri në vdekjen e tij  ka ruajtuar gjithmonë sigurinë e Princit Fuad II i cili ende jeton në Zvicër.

Lini një Përgjigje

Dritëhijet e akuzave për spiunazh në ish-uzinën e armëve në Gramsh

RREFIMI I PLAKUT PER MBESEN