in

Seminari i Gjuhës po vlerësohet i suksesshëm nga drejtuesit e tij

Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” është duke u mbajtur edicioni i 40-të i Seminarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i cili filloi me 15 gusht e do zgjasë deri me 26 të po këtij muaji. Drejtues të seminarit po e vlerësojnë të suksesshëm këtë edicion, ku po marrin pjesë mbi 150 pjesëmarrës i cili po organizohet pas dy viteve ndërprerjeje si pasojë e pandemisë.

Mbi  150 pjesëmarrës nga shtet të ndryshme të botës po marrin pjesë në edicionin e 40-të i Seminarit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi, në një përgjigjeje për Radio Kosovën tha se  ky edicion është duke shkuar mirë, ku po organizohen aktivitete të shumta dhe se i ka dhënë një gjallëri jo vetëm qytetit të Prishtinës, po gjithë Kosovës.

 “Seminari i Gjuhës dhe Letërsisë është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme me përplot aktivitete. Mund të themi që është një edicion jashtëzakonisht i suksesshëm me një pjesëmarrje të madhe nga shumë vende të botës dhe seminari në këtë kohë ia ka dhënë një gjallëri jo vetëm  qytetit të Prishtinës po krejt Kosovës”, tha Shkumbin Munishi për Radio Kosova.

Po ashtu, Munishi tha se për këtë edicion jubilar janë bërë përpjekje të shumta që të ketë numër më të madh të pjesëmarrëseve dhe ligjëratave.

“Ne kemi bërë përpjekje që ky edicion të jetë me i gjallë, pasi është edicion jubilar dhe njëkohësisht është një edicion që vjen pas dy viteve të vështira si pasojë e pandemisë, andaj, kemi bërë përpjekje që të kemi një numër më të madh të seminaristëve, ligjëratave dhe referimeve”, tha ai

Se për këtë seminar ka interesim dhe pjesëmarrësit janë të kënaqur me ligjëratat që po ofron e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën njëra ndër pjesëmarrësit e seminarit, Ana Zinger, e cila vjen nga Republika Çeke.  

 “Kjo është ardhja ime e katërt në Kosovë, por e para në seminar. Jam fillestar ne gjuhën shqipe. Më pëlqen seminari sepse jam e interesuar në gjuhë, dhe në gjuhësi në përgjithësi. Gjuha shqipe është një gjuhë shumë interesante dhe e veçantë. Pra, jam shumë e lumtur të jem këtu dhe të marrë pjesë në seminar. Jam këtu për të mësuar diçka për Kosovën, për gjuhën shqipe dhe të takojë njerëz të ri”, tha Ana Zinger për Radio Kosova.  

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit Filologjik  të Universitetit të Prishtinës. Ky seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Edicioni i 40-të i Seminarit të Gjuhës ka filluar me  15 gusht dhe do të zgjasë deri më 26 gusht.  

Radio Kosova

Lini një Përgjigje

Artan Hoxha: Spiunë koti, edhe unë u maskova më mirë në Kremlin

Mot me rreze dielli e shi