Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve shqiptarë sonte në fabrikën e Gramshit në Shqipëri nga tre persona, dy prej të cilëve me pasaporta ruse dhe një me pasaportë të Ukrainës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se sulmi ndaj ushtarëve shqiptarë cenon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.
“Qëndrojmë përkrahë institucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me ministrin Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit”, thuhet në reagimin e miistrit Mehaj.
Tre shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë në fabrikën e Gramshit.Gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar ata janë lënduar dy ushtarakë shqiptarë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sulmuesit janë arrestuar.


