Vdiq regjisori shqiptar Kristaq Dhamo.
Dhamo njihet si babai i kinematografisë shqiptare. Ai realizoi filmin e parë shqiptar me metrazh të gjatë “Tana” në vitin 1958.
Për shumë vite ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv
Në vitin 1979 i është dhënë titulli “Artist i merituar” dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin “Artist i Popullit”. Në festivalin e XI të filmit shqiptar, në vitin 2000 është nderuar me çmimin e karrierës. Në korrik të vitit 2021 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
La pas vetes gruan e tij prof. Dhorka Dhamo dhe dy vajzat Rudina e Delina.