Pastor dr. Femi Cakolli, Kryetar
Populli shqiptar e ka ruajtur deri mё sot veshjen e tij kombëtare edhe pse ka ndёrruar a pranuar religjione tё ndryshme.
Me rastin e ringritjes sё kёrkesёs sё vazhdueshme pёr bartjen e shamisё nёpёr shkollat publike, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs, lёshon:
KOMUNIKATЁ PЁR MEDIA
Qeverisё sё vendit tonё dhe opinionit publik, kёto ditё gushti, iu shtrua sёrish kёrkesa pёr lejimin e bartjes sё shamisё nёpёr shkollat publike nga pёrfaqёsues e zёra tё shumtё, prandaj Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs (KPUK) pёrmes kёsaj komunikate shprehet kundёr bartjes sё shamisё dhe ushtrimit tё fesё nёpёr shkolla publike dhe nё cilindo institucion shtetёror e publik, si dhe kundёr vendosjes sё simboleve religjioze nёpёr institucionet komunale e shtetёrore, e qё mjerisht janё tё shumta e të shpeshta kudo nёpёr Kosovё.
KPUK-u kёrkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs qё ҫёshtjen e shamisё ose ta ndalojё me ligj pёr cilindo institucion publik, ose ta detyrojё Ministrinё e Arsimit që ta shfuqizojë udhёzimin administrativ për shaminë dhe kёshtu tё bёhet e ligjshme pra bartja e shamisё kudo.
Pra o bёni njёren o tjetrёn e jo me dy standarde! Shamia diku të ndalohet e diku të lejohet nuk ka kuptim.
KPUK-u ёshtё i bindur se populli shqiptar, kultura dhe shkolla shqipe kanё rrjedha tё tjera kombёtare e historike krahasuar me popujt e tjerё nё rajon dhe mё gjerё, prandaj duhet ruajtur e kultivuar këtë identitet jetik e homogjenitet nacional pa u cenuar e fetarizuar prej asnjё ane religjioze, politike dhe interesave tjera antishqiptare e antishtetёrore.KPUK-u thёrret secilin qytetar tё Kosovёs qё t’u nёnshtrohet ligjeve tona dhe ta respektojё Kushtetutёn e Republikёs sё Kosovёs, e tani edhe kur flitet pёr personat e mitur, si njё detyrim pёr orientimin e rilindёsve shqiptarё dhe integrimeve atlantike. KPUK e pohon dhe kёmbёngul se shamia nё vete nuk ёshtё njё simbol fetar pasi kjo gjendet nё tё gjitha besimet, kulturat e popujt edhe para krishterimit a islamit.
Kёshtu populli shqiptar e ka ruajtur deri mё sot veshjen e tij kombëtare edhe pse ka ndёrruar a pranuar religjione tё ndryshme.
Pastor dr. Femi Cakolli, Kryetar