Ag APOLLONI
Libri Në dorë të Zotit i Bajram Sefajt është një bardadrac, një çantë ku janë futur ide, motive, shënime, mbresa, epistula, intervista, recensione, e gjithçka që i ka shkuar nëpër mend, që i ka zanë dora e që i ka ardhë ndoresh autorit, i cili rrëfen, reflekton, përqesh, vlerëson, kujton, përzgjedh, shpreh mllef, dëshirë, pëlqim, konsideratë, dashuri, e mbi të gjitha, ironizon fund e krye. Por ndryshe nga autorët e tjerë shqiptarë, Bajram Sefaj merr në shënjestër vetveten. Ky libër është shembull i diskursit autoironik në letërsinë shqipe. Cilit zhanër i përket ky libër? S’e dimë as ne, as autori, i cili përcaktimin zhanror duket sikur e ka lënë në dorë të Zotit.