in

Komuna e Prishtinës ia largon Behgjet Pacollit tarracën nga sheshi

Komuna e Prishtinës, ia ka larguar mëngjesin e sotëm tarracën nga sheshi hotelit luksoz të Behgjet Pacollit.

Largim është bërë pas vërtetimit të vendimit të Drejtorisë së Inspektoratit dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në këtë komunë.

“Pas vërtetimit të vendimit të Drejtorisë së Inspektoratit – Komuna e Prishtinës dhe refuzimit të ankesës së palës nga ana e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të Komuna e Prishtinës, fillon largimin i tarracës (konstruksionit) të fundit që ishte i vendosur ne sheshin qendror të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Inspektorati në Komunën e Prishtinës ka larguar të gjitha tarracat në sheshin e Prishtinës me qëllim të lirimit të hapësirës publike.

Lini një Përgjigje

Kurti dhe Vuçiq ftohen për takim në Bruksel

Ramë Lahaj: Festivali RLIOF ia kam dediku nanës së ndjerë